23:27 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / A. A

Kosova i ‘bie në gjunjë’, ndërsa e dashura e Berishës vesh fanellën e Gjermanisë

Mërgim Berisha është sulmuesi shqiptar që po kalon formën më të mirë në Evropë.

Ai po shkëlqen me Salzburgun duke shënuar 13 gola, 4 prej tyre në Ligën e Kampionëve.

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës ka kohë që kërkojnë shërbimet e sulmuesit shqiptar, por ai ende nuk ka vendosur se cilën Kombëtare do ta përfaqësojë, shkruan Indeksonline.

Sipas trajnerit Bernard Challandes, Berisha është i interesuar të luaj në kampionatin evropian U21 me Gjermaninë pastaj do të bëj zgjedhjen.

E dashura e Berishës, Vesa Vllasaliu sot ka postuar një video ku shihet me fanellën e Gjermanisë.

/Indeksonline/