14:27 / E Hënë, 04 Prill 2022 / B O

Kosova ia esktradon Shqipërisë të shumëkërkuarin për narkotik

Falë bashkëpunimit me autoritetet ligjzbatuese, Kosova sot ia ka ekstraduar Shqipërisë një person të shumëkërkuar për narkotikë. SH.I, 49 vjeçar, është esktraduar mëngjesin e sotëm nga Kosova për në Shqipëri.

SH,I ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 13.08.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

I njëjti ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Hudënishti”, finalizuar më datë 08.08.2021, në Pogradec, si rezultat i të cilit u ndaluan 2 shtetas, u shpallën në kërkim 3 të tjerë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 23 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e destinuar për t’u trafikuar jashtë vendit./Indeksonline/