17:22 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kosova ka ardhmëri të sigurtë në xhudo, Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë në kampionatin evropian

Në Vantaa të Finlandës po zhvillohet kampionati evropian për xhudistët juniorë.

Xhudistja kosovare Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë duke mposhtur rusen Vita Maidanik për vendin e tretë.

Loxha fitoi ndeshjen me Ippon.

Trajner i saj është Kushtrim Gashi që bën pjesë në ekipin Ippon që menaxhohet nga Driton Kuka. /Indeksonline/