20:59 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova kompletoi seancën e parë stërvitore para ndeshjes me Maltën

Duket se rezultatet e mira që arritëm në dy ndeshjet e para kualifikuese kundër Azerbajxhanit baras dhe fitorja 2:0 kundër Ishujve Faroe, ka bërë që futbollistët e Kombëtares A të jenë në disponim, para dy ndeshjeve tjera Maltës këtu në Kosovë dhe kundër Ishujve Faroe si mysafirë.

Atmosfera e mirë puna me zell e përkushtim sot në stërvitjen e parë fletë shumë në dobi të kësaj. Në seancën e sotme  stërvitore, përzgjedhësi Challandes u fokusua në një lojë të ngjeshur në mbrojtje me kudërzbritje të shpejta.

Edhe gjuajtjet e lira dhe nga pika e bardhë përbënin disa nga elementet e punës së ditë së parë.

Nesër Kombëtarja do të mbajë vetëm një stërvitje në orën 18.00 ndonëse ishte paraparë të mbahet edhe një paradite./IndeksOnline/