22:42 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova mbetet lider në grup – kjo është renditja tabelare në Grupin 3

Kombëtarja e Kosovës ka arritur ta mposhtë Maltën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në ndeshjen e vlefshme të Ligës D, Grupit 3, Kosova ka regjistruar fitore ndaj Maltës me rezultat, 3-1.

Kështu, Kosova e ka forcuar kreun e tabelës me 7 pikë të grumbulluara pas tri ndeshjeve, transmeton IndeksOnline.

Dy fitore ndaj Ishujve Faroe dhe një barazim me Azerbajxhanin përshkruajnë rrugëtimin e Kosovës në Ligën e Kombeve.

Nga ana tjetër, Azerbajxhani mposhti Ishujt Faroe si mysafir me rezultat, 0-3.

Kështu, Azerbajxhanasit janë ndjekësi më i afërt i Kosovës, me 5 pikë të grumbulluara, duke u renditur në vendin e dytë.

Në ndeshjen e radhës, Kosova përballet me Ishujt Faroe si mysafir, e më pas e pret Azerbajxhanin në Prishtinë./IndeksOnline/

Temat: