Kosova me medalje, Laurinë Gashi merr medaljen e argjendtë, Dodaj të bronztën
Xhudistet tona po na zbardhin fytyrën në skenën ndërkombtare.
Laurinë Gashi dhe Sidorela Dodaj kanë fituar medaljen e argjendtë dhe të bronztë në “Podgorica Junior European Cup 2025”.
Ajo arriti finalen e madhe, por që u mposht nga izraelitja Libi Becker përmes wazaarit.
Në rrugëtimin e saj ajo e mposhti me Ippon, Tetiana Kyryliuk nga Polonia si dhe Valentina Zivkovicin nga Kroacia, në gjysmëfinale.
Ndërsa garuesja Sidorela Dodaj në çerekfinale humbi me Ippon nga Marina Azinou nga Qipro, por që vazhdoi tutje në repasazh ku u ndesh me Maria Skomersic nga Kroacia dhe e mposhti me Wazaari. Sidorela u ndesh prap në xhiron tjeter në repasazh dhe mposhti me Ippon, Shira Gev nga Izraeli. Në luftën për të bronztën Sidorela mposhti me Ippon, India Serafini nga Italia./IndeksOnline/

