14:48 / E Mërkurë, 01 Shtator 2021 / B O

Kosova me tri mungesa të mëdha në ndeshjen e nesërme ndaj Gjeorgjisë

Kosova nesër do të luaj ndeshjen kualifikuese ndaj Gjeorgjisë. Milot Rashica është mungesa e parë e madhe e konfirmuar që nga dje. Por Indeksonline mëson se Challandes nuk do të mund të llogaris as në Celinën.

Ylli kosovar dje është prezantuar te Ipsëich. Futbollisti ndodhet në Angli dhe nuk është fizikisht gati për Gjeorgjinë, por që do të jetë në dilemë edhe për dy ndeshjet e tjera kualifikuese.

Me shumë gjasa Kosovën nesër nuk do të mund ta ndihmojë as Lirim Kastrati.

Futbollisti kamenicas ndodhet në Poloni ku pritet të prezantohet te Legia. Kastrati do të ketë testet mjekësore sot në mbrëmje dhe nuk pritet të bashkohet me Kosovën për ndeshjen e nesërme./Indeksonline/