12:17 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / B O

Kosova merr edhe një goditje para dy ndeshjeve të shtatorit, lëndohet superylli i skuadrës

Leart Paqarada nuk do të jetë mungesa e vetme e Kosovës. Alain Giresse sot ka marrë lajmin se ftesës nuk do të mund t’i përgjigjet as Mërgim Vojvoda.

Mbrojtësi i Torinos ka pësuar lëndim muskulor dhe do të jetë jashtë fushave së paku për 2 javë.

Mbetet të shihet se kush do të jetë emri që Giresse do të thërras si zëvëndësim për Vojvodën./Indeksonline/