18:47 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova në Interpol, zv/ministri Shkodra merr mbështetjen e kolegëve nga Tirana

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra ka zhvilluar sot një takim bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Fatmir Xhafaj, si dhe me zv/ministrat Julian Hodaj dhe Rovena Voda. Ata kanë bashkëbiseduar për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Ky është statusi i plotë i Shkodrës i postuar në Facebook:

Sot zhvillova një vizite zyrtare në Republikën e Shqipërisë, realizova takime bilateral me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë Z. Fatmir Xhafaj, si dhe me zv.ministrat z.Julian Hodaj dhe znj/ Rovena Voda, bashkëbiseduam për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

U pajtuam për koordinimin e domosdoshëm në mes dy vendeve në këtë proces vital për Kosovën dhe rajonin.

Gjithashtu, në takim diskutuam edhe nevoja e intensifikimit të marrëdhënieve në politikat e luftimit të krimit të organizuar si dhe në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.