08:26 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kosova në kërkim të fitores historike

Kosova sonte do të luaj ndeshjen e parë historike në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Bernard Callandes do të jetë përballë Ishujve Faroe në ndeshjen e xhiros së dytë të Ligës së Kombeve.

Dardanët janë në kërkim të fitores së parë zyrtare që nga pranimi në UEFA dhe FIFA, shkruan indeksonline.

Në ndeshjen e parë Kombëtarja e Kosovës barazoi pa gola kundër Azerbajxhanit ndërsa Ishujt Faroe fituan kundër Maltës.

Stadiumi “Fadil Vokrri” pritet të jetë i stërmbushur dhe e vetmja alternativë për Kosovën është fitorja dhe arkëtimi i tri pikëve. /IndeksOnline/