Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e parë të FIFA-së për vitin 2026
Gjatë ditës së sotme është publikuar ranglista e parë e FIFA-së për vitin 2026.
Lista dominohet përsëri nga Spanja e cila është në krye, e ndjekur nga Argjentina në vend të dytë dhe Franca në vend të tretë.
Kosova jonë, është ngritur për një pozitë në këtë ranglistë, ku tashmë është e 79-ta.

Ndërsa Kombëtarja Shqiptare, nuk pati ndonjë ndryshim pasi që mbetet në pozitën e 63-të.

/IndeksOnline/

