75 Mall Live Search
18:51 / E Shtunë, 07 Maj 2022 / C E

Kosova nikoqire e Evropianit në volejboll, publikohet lista e volejbollistëve të grumbulluar

Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U22 në sportin e volejbollit ka publikuar sot listën e volejbollistëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese drejt Kampionatit Evropian.

“Dardanët” të drejtuar nga Faton Mustafa dhe Blendi Haxhikadrija, tashmë kanë filluar stërvitjet ku sot do të grumbullohen sërish në Gjakovë, ku edhe janë duke u përgatitur para ndeshjeve kualifikuese për Evropian, i cili zhvillohet nga data 19 deri më 22 maj.

Kombëtarja e Kosovës është pjesë e Grupit E, së bashku me Holandën, Azerbajxhanin dhe Sllovakinë.

Ndërkaq, të gjitha përballjet e këtij grupi do të zhvillohen në Prishtinë, nën organizimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës (FVK).

Më poshtë e gjeni listën e volejbollistëve të ftuar në Kombëtaren U22.

Pasues: Ergon Tara, Albi Macula

Libero: Ermal Maliqi, Rilind Gashi

Qendër: Fisnik Salihu, Leka Shyti, Erolind Kerqeli, Ervin Llazaqani

Pranues: Erion Bajrami, Arbrik Zeka, Erion Qalaj, Blend Buzuku

Korektor: Rigon Bajrami, Taulant Qosa