21:10 / E Enjte, 08 Qershor 2023 / Gj. Sh

Kosova nis përgatitjet për ndeshjet e qershorit, shtatë futbollistë në stervitjen e parë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, ka nisur përgatitjet për dy ndeshjet e mujit qeshor kundër Rumanisë dhe Bjellorusisë, të vlefshme për kualifikimet e “Euro 2024”.

Trajneri Alien Giresse sot ka mbajtur stërvitjen e parë të grupit, u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali, shkruan IndeksOnline.

Në ditën e parë në stërvitje morën pjesë shtatë futbollistë: Arijanet Muric, Samir Ujkani, Visar Bekaj, Amir Rrahmani, Lirim Kastrati, Ermal Krasniqi dhe Betim Fazliji.

Pjesa tjetër e futbollistëve është planifikuar të arrijë në dy ditët e ardhshme, kur përzgjedhësi Alain Giresse do ta ketë ekipin e kompletuar.

Ndërkohë, nesër janë paraparë dy stërvitje, njëra në orët e paradites (10:30) dhe tjetra në orët e pasdites (17:0), po ashtu në Hajvali./IndeksOnline/