16:37 / E Martë, 23 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Kosova organizon për herë të parë Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos

Kosova përherë të për do të organizoj Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos.

Këtë e ka bërë të ditur, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrrullah Ceku, përmes një postimi në Facebook.

Ai njoftoj se këto gara do të mbahen me 16 dhjetor, ku do të marrin pjesë mbi 40 shtete.

Postimi i plotë:

Sukseset e xhudistëve tanë nëpër botë janë të pamatshme. E emocionet që na dhurojnë nëpër gara, erdhi koha t’i përjetojmë edhe në Kosovë. Më 16 dhjetor, Prishtina për herë të parë do të jetë nikoqire e Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos, ku do të marrin pjesë mbi 40 shtete.

Në takimin e sotëm me presidentin e Federatës Evropiane të Xhudos, László TOTH, zëvendës presidentin e Federatës Evropiane të Xhudos, Hrvoje Lindi, presidentin e Federatës së Xhudos në Kosovë, Agron Kuka, trajnerin Driton Kuka, zëvendësministren, Daulina Osmani dhe shefen e kabinetit në MKRS, Klodeta Krasniqi, u nënshkrua marrëveshja që zyrtarizon këtë ngjarje të madhe për shtetin tonë.

Kampionati do të organizohet në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, i cili në kohë rekord po tregon rezultate konkrete për sportistët dhe të ardhmen e të rinjve tanë.

Përfitimet e Kosovës përmes këtij organizimi do të jenë direkte. Konsolidim i imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare, përforcim i përkatësisë dhe identitetit shtetëror, ndikim në përmirësimin e infrastrukturës fizike sportive, ekonomi dhe zhvillim i turizmit sportiv. /IndeksOnline/