10:59 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova përsëri me ngritje në renditjen e FIFA-s

Kosova është ngritur për një pozitë në renditjen zyrtare të FIFA-s.

Kombëtarja e drejtuar nga Challandes tashmë është në pozitën e 137 pas fitores nga Malta dhe barazimit me Ishujt Faroe.

Në anën tjetër, Shqipëria ka rënë për dy pozita në renditje, shkruan indeksonline.

Skuadra e Panuccit tashmë është në pozitën e 60-të pas ndeshjes me Jordaninë dhe Izraelin.

Në renditjen kryesore, Franca ka humbur pozitën e parë që tashmë mbahet nga Belgjika.

Ndërsa në Top 10 ngritje ka pasur Anglia që ka zënë vendin e pestë që mbahej nga Uruguaji. /IndeksOnline/