13:10 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosova pëson disfatën e parë në Kampionatin Ballkanik

Në Bosnjë e Hercegovinë po mbahet Kampionati Ballkanik për grupmoshat deri në 17 vjeç.

Kombëtarja e Kosovës në konkurencën e femrave ka pësuar disfatën e parë ndaj Greqisë në kuadër të Kampionatit Ballkanik U17, i cili po mbahet në Lukavac të Bosnjë Hercegovinës.

Kosovë – Greqi 0:3 (13:25, 9:25, 18:25)

Ndërsa Kosova ndeshjen e radhës do ta zhvillojë sot ndaj Turqisë nga ora 17:00./Indeksonline/