20:54 / E Premte, 24 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Kosova s’e përballon Lituaninë, e nisë mirë, e përfundon keq

Kosova ka patur paraqitje të mirë, por rezultat të keq përball gjigantit evropian dhe botëror në basketboll, Lituanisë. Ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror i ka takuar Lituanisë e cila mposhti Kosovën me rezultat 99-61.

Përfaqësuesja jonë pati paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë të ndeshjes, gjë e cila nuk u pa edhe në pjesën e dytë.

Basketbollisti më efikas te Kosova ishte Dardan Berisha me 19 pikë ndërsa te lituanezët më i miri në fushë ishte Antonio Jasikevicius me 16 pikë.

Pas kësaj, Lituania zë pozitën e parë të renditjes tabelore të Grupit C me dy pikë, po aq sa ka edhe Polonia, e cila triumfoi kundër Hungarisë me rezultat 70:60./Indeksonline/