07:06 / E Mërkurë, 04 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kosova shënon Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

Sot shënohet 242-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me rastin e kësaj dite të rëndësishme,shoqata ‘Miqtë e Amerikës’ në bashkëpunim me FSK-në do të organizojnë disa aktivitete, transmeton Indeksonline.

4 korriku, i njohur edhe si Dita e Pavarësisë, është dita në vitin 1776 kur delegatët nga 13 kolonitë e Shteteve të Bashkuara miratuan Deklaratën e Pavarësisë, duke njoftuar shkëputjen nga Britania.

Kjo ditë është festë federale në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1941 dhe tradicionalisht është një ditë kur amerikanët festojnë me fishekzjarre, parada, koncerte dhe piknikë./Indeksonline/