08:36 / E Diele, 18 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Kosova shumë pranë kualifikimit në fazën e ardhshme” – shkruan mediumi serb

”E ashtuquajtura, Përfaqësuesja e Kosovës, mposhti Maltën si mysafir me rezultat, 5-0, duke e forcuar vendin e parë në Grupin D”.

Kështu e nisi shkrimin e saj mediumi serb, Telegraf.rs, gazetë e cila shkruan se Kosova tani ka 11 pikë, 2 pikë para Azerbajxhanit, 7 pikë para Ishujve Faroe dhe 9 pikë para Maltës.

Për ta siguruar vendin e parë, Kosova duhet të regjistrojë fitore edhe të martën ndaj Azerbajxhanit, transmeton IndeksOnline.

Tutje, gazeta në fjalë ka shkruar edhe për përforcimin më të ri të Kosovës.

Bëhet fjalë për Arijanet Muricin, i cili e nisi dhe e përfundoi ndeshjen nga banka rezervë, pasi në portë luajti Samir Ujkani.

Për fund, Telegraf ka shtuar se liderët e grupeve tjera në Ligën D janë Gjeorgjia, Bjellorusia dhe Maqedonia./IndeksOnline/