15:23 / E Enjte, 03 Shtator 2020 / C E

Kosova sot luan me fanellat që i kanë sjellë fat, nuk ka asnjë humbje

Kosova sonte zhvillon ndeshjen e parë të sezonit të ri të Ligës së Kombeve.

Dardanët do të luajnë në Parma të Italisë si mysafir i Moldavisë, shkruan Indeksonline.

Në këtë ndeshje, skuadra e Challandes do të paraqitet me fanella të verdha.

Në pesë ndeshje të zhvillua me këto fanella, Kosova ka dy fitore dhe tri barazime.

Madje pikërisht është fitorja më e thellë (5-0) ndaj Maltës ku Dardanët ishin me fanella të verdha. /IndeksOnline/