15:32 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova synon ta shkruajë historinë sonte në Torshavn

Kosova e ka nisur mbarë aventurën në Ligën e Kombeve, në kompeticionin e ri të UEFA-s.

Në grupin 3, Liga D, Kosova ka kundërshtarë vendet si Malta, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhani.

Nga tri përballje të zhvilluara deri më tani, djelmoshat e Bernard Challandes kanë arritur dy fitore dhe një barazim, transmeton IdneksOnline.

Me këto rezultate, Kosova e sheh vendin e parë në grupin e vet me 7 pikë të grumbulluara.

Sonte, Kosova përballet me Ishujt Faroe në Torshavn në ndeshjen e dytë si mysafir në këtë kompeticion.

Në ndeshjen e parë si mysafir, Kosova u përballë me Azerbajxhanin në Baku, ku barazoi pa gola, 0-0.

Ndërsa, sonte Kosova sonte synon ta shkruajë historinë dhe ta shënojë fitoren e parë si mysafir në një ndeshje kompetitive./IndeksOnline/