75 Mall Live Search
11:23 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova synon titujt në garën IHF Trophy që organizohet në Prishtinë

Ekipet kombëtare të Kosovës synojnë të fitojnë titujt në garën e rëndësishme IHF Trophy që prej të martës deri të dielen organizohet në Prishtinë. Federata Ndërkombëtare e Hendbollit (IHF) ia ka besuar Federatës sonë të drejtën e organizimit të IHF Trophy për Evropë për grupmoshën U-18 dhe atë U-20 përkatësisht juniorë.

Kështu java do të jetë e mbushur me ndeshje interesante të hendbollit. Ndeshjet e kombëtareve U-20 luhen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse ato të kombëtareve U-18 në palestrën 1 Tetori.

Është një garë e rëndësishme sidomos për Kombëtaren e hendbollistëve deri 20-vjet pasi nëse e zë vendin e parë e siguron të drejtën e paraqitjes në fazën interkontinentale. Nëse e fiton edhe fazën interkontinentale atëherë siguron pjesëmarrje historike në kampionatin botëror të juniorëve të vitit të ardhshëm, transmeton IndeksOnline.

Djelmoshat e trajnerit Fatmir Muhaxheri kanë punuar me zell gjatë grumbullimit që kishin në Prishtinë dhe të gatshëm i presin sfidat e rëndësishme. Kjo kombëtare është paraqitur fuqishëm edhe në Evropianin e këtij viti dhe tani synohet të bëhet hapi i rradhës. Trajneri Muhaxheri është shprehur shumë i kënaqur me punën e bërë nga djelmoshat dhe me formën e tyre.

Ndeshjen e parë kombëtarja U-20 e luan ndaj Britanisë së Madhe, të martën (sot) prej orës 18:00.

Edhe 18-vjeçarët së pari takohen me Britaninë e Madhe, të martën nga ora 16:00. Në grupmoshën U18 garojnë katër kombëtare evropiane: Kosova, Moldavia, Britania e Madhe dhe Shqipëria.  Kurse në atë U20 garojnë shtatë kombëtare: Kosova, Moldavia, Britania e Madhe, Malta, Gjeorgjia dhe Irlanda./IndeksOnline/

Temat: