09:13 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vushtrria fiton ndeshjen e fundit të javës

Të dielen është luajtur ndeshja e fundit e javës së 12-të të Superligës së Kosovës për hendbollistë.

Në palestrën në Vushtrri u takuan Vushtrria e Zhegra kurse fitore shënoi skuadra vendase me rezultat 39:34. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:19 për vushtrriasit.

Vushtrria është e gjashta me 8 pikë kurse Zhegra e shtata me 7 pikë. Vushtrria e ka një ndeshje më pak të luajtur. A. Musa ishte më efikasi te Vushtrria me 10 gola. 11 gola për Zhegrën i shënoi A. Haziri.

Katër ndeshjet tjera të javës së 12-të janë luajtur të shtunën.

Vushtrria – Zhegra 39:34 (20:19)

Vushtrria: Ibishi, Melenica, Karaqa 6, Jashari 5, Neziri 2, Sadiku 1, Abazgjiku 5, Musa 10, Jashari 3, Lahu, Hyseni, Krasniqi, Shabanaj 7

Zhegra: Ibrahimi, Murseli, Shaqiri, L. Haziri 1, Murseli 5, Isufi 9, Agushi 1, Haziri 11, Aliu 6, F. Isufi 1./IndeksOnline/