11:09 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Njihuni me prurjen më të re te Përfaqësuesja e Kosovës

Me shumë gjasa Besard Hakaj shumë shpejt do të vesh fanellën e Përfaqësueses së Kosovës në hendboll.

Ka kohë që drejtuesit e Federatës tonë kanë tentuar të angazhojnë këtë lojtar te Kosova, por kjo ka mundësi të ndodhë shumë shpejt.

Gjiganti Hakaj është me prejardhje nga Malësia e Plavës dhe Gucisë, ndërsa vite më parë është paraqitur edhe për Kombëtaren e Norvegjisë, transmeton IndeksOnline.

Besard Hakaj afër kombëtares së Kosovës

Ai luan në pozitën e pivotit dhe është i pandalshëm për kundërshtarët.

Me shtatin që ka, por edhe korupelncën e teknikën, është lojtar i nivelit më të lartë. Hakaj 28-vjeçar aktualisht po luan me shumë sukses në kampionatin danez, për skuadrën Aarhus.

Tërë karrierën Hakaj e ka kaluar në skuadra të Norvegjisë dhe Danimarkës./IndeksOnline/