16:30 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kosova tentoi ta shfuqizojë, e Zvicra i dhuroi 200 mijë franga ndihmë për Specialen

Zvicra nuk e mbështet shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nismë të cilën e ndërmorrën para disa ditësh liderët e vendit, por që dështoi, pavarësisht se 43 deputetë mblodhën nënshkrime për një gjë të tillë.

Kësaj gjykate, shteti zviceran ia ka dhuruar një fond mbështetës në shumë prej 200 mijë frangash, shkruan në një tekst autorial Pierre Hazan, të botuar në gazetën Swissinfo, transmeton Indeksonline.

“Në janar të vitit 2018, Zvicra dha fonde prej 200 mijë franga (214,750 dollarë) për gjykatën e jashtme speciale, e cila pritet të hedh dritë mbi krimet e kryera në Kosovës midis viteve 1998 dhe 2000, veçanërisht për zhdukjen e 500 civilëve kryesisht serbë gjatë konfliktit ndërmjet separatistëve dhe forcave serbe dhe ndërhyrjes ushtarake të NATO’s”, shkruan në artikull.

Autori shkruan se deputetë të shumtë nga partia në pushtet në Prishtinë mbetën të vendosur për t’i dhënë fund këtij tribunali, i cili mund të kërcënojë njerëzit kryesorë në pushtet, të cilët ishin komandantë të, siç shkruan autori, ish-lëvizjes rebele UÇK.

“Pra, mbështetja e Zvicrës është më e rëndësishme dhe më shumë i jep mesazh politikanëve sesa që dërgon shumën e financimit. Ekaterina Trendafilova, kryetare e gjykatës, e kuptoi këtë kur u dërguan paratë që do të ndihmonin ‘për të shpërndarë njohuri dhe informacion për publikun e gjerë për mandatin dhe punën e Dhomave të Specializuara’”, shkruan gazeta. /Indeksonline/