15:39 / E Enjte, 19 Shtator 2019

Kosova U15 e shkatërron Taxhakistanin

Kombëtarja U15 e Kosovës, e cila drejtohet nga Gazmend Haliti dhe Isa Sadriu, ka shënuar fitore me rezultat bindës (8:0) në ndeshjen e parë në “UEFA Development Tournament” që po zhvillohet në Kamëz nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Dardanët e vegjël e kanë mbizotëruar plotësisht lojën dhe kanë arritur të shënojnë 8 gola në portën kundërshtare.

Në këtë ndeshje spikati Elton Krasniqi me katër gola të shënuar, derisa nga dy gola i shënuan Leart Halimi dhe Edvin Hodolli.

Ndeshjen e radhës, Kosova U15 do ta luajë më 21 shtator kundër Estonisë.