17:24 / E Martë, 16 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova U19 mposhtet nga  Sllovenia, përfundon “ëndrrën” evropiane

Kosova U19 është mposhtur nga bashkëmoshatarët e tyre Slloven me rezultat të thellë 1-4 në ndeshjen e xhiros së tretë të fazës së grupeve të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Golin e vetëm për Kosovën e shënoi futbollisti i Bochum, Gentrit Limani në minutën e 54-të të ndeshjes.

Ndërsa për Slloveninë realizuan hetrik nga Aljosa Matko dhe një gol nga Prelec.

Me këtë humbje Kosova është në vendin e fundit me 2 pikë. /IndeksOnline/

 

Temat: