22:40 / E Shtunë, 13 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova u19 fantastik, ndalin edhe Hungarinë

Kombëtarja e grup-moshës u19 e Kosovës po vazhdon të bëjë paraqitje fantastike në “Euro U19”.

Pasi që arritën të ndalën me barazim Austrinë, tash ata e kanë bërë të njëjtën gjë edhe me Hungarinë.

Përkundër mungesave  ekipi i Kosovës arriti të siguroj një barazim me rezultat 0:0. Me këtë rezultat kishte mbaruar edhe ndeshja e parë kundër Austrisë.

Tash pas dy ndeshjeve në grup, Kosova u19 ka dy pikë dhe pozicionohet në vendin e tretë. Dy pikë ka edhe Austria u19 që është në vendin e dytë.

Ndeshjen tjetër Kosova u19 do ta luaj me 16 tetor kundër Sllovenisë./Indeksonline/

Temat: