19:55 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Kosova U19 na nderon, Sllovakinë e kapitullon

Kosova U19 ka shënuar fitore në ndeshjen e rrethit elitë për Kampionatin Evropian Finlanda 2018.

Skuadra e drejtuar nga Ramiz Krasniqi mposhti Sllovakinë me rezultat 2-1, shkruan indeksonline.

Golat për Kosovën i shënuan Leutrim Kryeziu në minutën e 29-të dhe Abit Salihu në minutën e 54-të.

Me këtë fitore rriten gjasat për kualifikim, ku Kosova arkëton tri pikët e para në Grupin 5 ku janë Portugalia, Irlanda dhe Slovakia. /IndeksOnline/

Temat: