18:52 / E Martë, 09 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova zhvillon stërvitjen e radhës para ndeshjes me Maltën

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e radhës para ndeshjes me Maltën që zhvillohet të enjten nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Bernand Chalandes për herë të parë para kësaj ndeshje i ka pasur të grumbulluar të gjithë futbollistët.

Nga ana e futbollistëve vihet re ardhja e Valon Berishës. Mesfushori i Lazios ka munguar në dy ndeshjet e para kundër Azerbajxhanit dhe Ishujve Faroe.

Gjithashtu në grup është edhe sulmuesi në formë i Lekomotiva Zagrebit, Lirim Kastrati.

Kujtojmë se Kosova është e para në grup me katër pikë pas dy ndeshjesh dhe po shihet si favorit i grupit. /IndeksOnline/