22:27 / E Shtunë, 04 Shtator 2021 / OSH

Kosovarë ta shumtë drejtë Shqipërisë, pritjet deri në 3 orë në Vërmicë

Kolona e pritje të gjata deri në 5-6 kilometra krijuar edhe këtë të shtunë në pikën kufitare Vërmicë.

Shumë kosovarë ia mësynë Shqipërisë për vikend ndërsa në Kosovë po vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi masat për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid19.

Mësohet se për të kaluar kufirin me Shqipërinë duhen deri në 3 orë pritje.

IndeksOnline ka siguruar edhe një video – incizim, ku shihen vetura të shumta të cilat janë nisur drejtë Shqipërisë për të kaluar këtë vikend./IndeksOnline/