12:35 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosovarët që po mahnitin çekët, dy biznese në qendër të Plzenit

Biznese me restorante dhe fast-fooda janë  bërë ‘specialitet’ për shqiptarët nëpër gjitha vendet e botës. Edhe në Çeki, konkretisht në Plzen, disa kosovarë qe disa vite punojnë me ushqime të shpejta.

Kjo u pa nga afër para ndeshjes Çeki-Kosovë, e vlefshme për Euro 2020, kur qindra dardanë e “bllokuan” dynerin dhe picerinë e kaçanikasit, Lavdim Palloshi.

Indeksonline ka realizuar një storje ku ka parë nga afër punën që bëjnë këta kosovarë.

“Para 6 vite kemi ardhur këtu. Fillimisht e kemi hap një piceri e pastaj kemi vazhduar e kemi hap edhe një dyner. Punojmë me vëllezër, shokë… Picerinë e kemi hap 2013 ndërsa dynerin më frik”, shpjegon ai.

Më tej, kaçanikasi tregon se të punësuar janë gjashtë persona, kryesisht familjarë dhe shokë.

Ndryshe, Plzen është vendi i katërt më i populluar në Republikën Çeke. Ky qytet njihet në të gjithë botën për birrën “Pilsner” , krijuar nga birrari bavarez Josef Groll në 1842. /Indeksonline/