11:12 / E Mërkurë, 20 Mars 2024 / k.v

Kosovarët, renditën në vendin e 29-të në botë në Raportin e Lumturisë

Populli i Kosovës renditet i 29-ti në Raportin e Lumturisë i publikuar sot. Sipas këtij, raporti të rinjtë në Kosovë janë më të lumtur se grupmosha më e vjetër.

Te grumposha nën 30 vjet, kosovarët zënë vendin e 23-të si më të lumturit në botë. Ndërsa te grumposha mbi 60 vjet, kosovarët bien në vendin e 39-të si më të lumturit në botë.

Në Raportin e Lumturisë për periudhën 2021-2023, kosovarët del të jenë ngritur në ranglistën e lumturisë.

Finlandezët zënë vendin e parë si më të lumturit në botë. Pas tyre janë danezët e islandezët. Suedezët dhe izraelitët kompletojnë top-pesëshen.Afganët janë populli më i palumtur në botë.

Libani, Lesoto, Sierra-Leone dhe Kongo e pasojnë.Raporti është publikuar në Ditën Ndërkombëtare të Lumturisë. Ky raport mbledh të dhëna nga anketat në më shumë se 140 shtete. Ato rangohen bazuar në vlerësimin e jetës që e bëjnë njerëzit në tri vitet paraprake, në këtë rast nga 2021 deri më 2023.