19:56 / E Shtunë, 06 Janar 2018 / indeksADMonline

Kosovarët vazhdojnë të kërkojnë shërim jashtë vendit

Ministria e Shëndetësisë dha 11 milionë euro për mjekim jashtë Kosovës më 2017.
Numri i pacientëve që kanë pasur nevojë për trajtim jashtë vendit gjatë vitit 2017 mbetet i lartë.

Në Ministrinë e Shëndetësisë rreth 2 mijë pacientë kanë kërkuar ndihmë financiare për trajtim mjekësor jashtë vendit.

Në Shoqatën për të drejtat e pacientëve thonë se një shifër kaq e lartë për trajtim jashtë vendit, tregon nivelin e ulët të cilësisë së shërbimeve mjekësore në vendin tonë.