75 Mall Live Search
22:30 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Kosovari bokson në ngjarjen e organizuar nga legjenda e boksit amerikan (Video)

Boksieri me prejardhje nga Kosova, Festim Kryeziu (emri i dytë Timo Schwarzkof) do të boksojë në një ngjarje në Amerikë, që organizohet nga legjenda e bosit botëror Evander Holyfield.

Saktësisht, më 27 prill Kryeziu do të përballet me ish kampionin e botës Chris van Heerden, ndërsa flet  për emisionin “Minuta e Fundit” në Klan Kosova.

Festim Kryeziu apo emri i dytë i tij Timo Schwarzkopf renditet i 37-ti në botë për kategorinë super të lehtë. Nga 19 lufta ka 18 fitore dhe një humbje.