22:32 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

Kosovari e harron “Golf 2” n’ler, fundoset në Badovc

Një veturë e tipit “Golf 2” gjatë ditës së sotme është fundosur në Liqenin e Badovcit.

Siç tregojnë burimet e Indeksonline, pronari e kishte harruar veturën në ler dhe ishte futur në liqen për t’u freskuar bashkë me fëmijët.

Mirëpo, vetura është tërheq me ndihmën e një automjeti tjetër.

Fatmirësisht, nuk ka të lënduar nga ky rast./Indeksonline/