12:39 / E Martë, 13 Mars 2018 / indeksADMonline

Kosovari golashënuesi më i mirë në Ligën e Parë Amatore në Belgjikë (Foto/Video)

Din Sula, sulmuesi kosovar po shkëlqen te ekipi i tij Lommel.

Sula i cili ka prejardhjen nga Pozherani i Vitisë, luan në Belgjikë në Ligën e Parë Amatore te ekipi i Lommel SK, shkruan IndeksOnline.

Reprezentuesi i Belgjikës në grupmoshat e reja ka shënuar 15 gola dhe 8 asistime duke i prirë listës së golashënuesve në “First Amateur Division”.

Ai ndjeket nga futbollisti i skuadrës Royal Knokke, Alessio Staelens i cili ka shënuar 14 gola (6 nga pika e bardhë e penalltisë).

I pyetur nga IndeksOnline, se a ka marr ndonjë kontakt nga Federata e Futbollit të Kosovës, Sula thotë:

“Jo ende nuk kam marr kontakt, as nga Kosova e as nga Shqipëria. Por vazhdoj ta përfaqësoj Belgjikën”.

Skuadra ku luan kosovari në 24 xhiro ka grumbulluar 53 pikë dhe gjendet në pozitën e parë./IndeksOnline/