13:40 / E Mërkurë, 07 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kosovari kalon te skuadra që bën gara në Europaligë

Sulmuesi kosovar Shpëtim Musliu ka nënshkruar për Ytterhogdal IK për sezonin e vitit 2018.

Sulmuesi 18 vjeçar ka bërë lëvizjen në afatin e janarit dhe ka ndryshuar edhe shkollën e tij.

Lojtari kishte rënë në sytë e trajnerit Andy Hardy sezonin e kaluar kur ai e vizitoi ish-klubin e Musliut.

“Ajo që më bëri përshtyje ishin këmbët e tij të shpejta”, tha Hardy.

Ish sulmuesi i Rönnskär Railcare, kaloi testet me klubin e tij të ri të mërkuren e kaluar. Ai i impresionoi të gjithë me suksesin që kishte në testet fizike dhe mjekësore.

Bordi ka siguruar që Shpëtimi t’i vazhdojë edhe studimet në qytetin e klubit të tij të ri, pasi ai është edhe një student i dalluar përveç që shquhet si sulmues jashtëzakonisht i mirë.

Ekipi i ri i Musliut tani garon edhe në Europa League dhe kjo mund të jetë një mundësi e mirë për talentin nga Kosova që të tregojë aftësitë e tij në futboll.

“Tani jam këtu dhe shpresoj të bëjë mirë. Nuk ka asnjë diskutim që jam në një klub të madh dhe jam njëqind përqind i fokusuar. Dua të shënoj sa më shumë gola”, u shpreh Musliu para gazetarëve.

Temat: