Kosovari rrëzohet duke punuar në Kukës, dërgohet me urgjencë në spital
Një kosovar i cili ishte duke punuar në Kukës të Shqipërisë është rrezuar dhe ka pranuar lëndime trupore, raporton Indeksonline.
Policia e Shtetit ka njoftuar se rasti ka ndodhur të martën ndërsa viktima është paraqitur me urgjencë në Spitalin e Kukësit.
“Shtetasi H.I., 43 vjeç, banues në Kosovë, i cili duke punuar, është rrëzuar dhe dëmtuar. Ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës për ngjarje aksidentale”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit./Indeksonline/