15:01 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kosovës s’i duhet opozitë emocionale (që ndjek lajmin) por, një sosh racionale (që lajmi e ndjek ate)!

  1. Që fillim duhet sqaruar distingsionin midis kornizës sê të qenurit e opozitar racional dhe opozitarit emocional. Opozitari racional, duke qenë i vetëdijshēm pēr pamundësinē e posesimit të argumentit të vendimarrjes, në shumicën e rasteve është i detyruar ta përdor trustin e mendjes apo tē racios në veprimet e veta ditore politike. Dhe këtē qasje Ai duhet t’i konsumoj e shfrytëzoj me elokuencë dhe me ndjenjë ekonomizimi. Që nënkupton, se çdo veprim pragmatik dhe praktik që e bēnë në skenēn akruale politike, duhet ta bëjē me saktësi milimetrike dhe mundësisht me fuqinë e argumentimit! E sidomos me faktin dhe aktin e transparencēs dhe llogaridhënies publike, në mënyrë që kështu ta animoj online qytetarinë për temat e interesit publik.

    2.Po pse opozitë emocionalle, shtrohet pyetja? Nē rastin tonë këtu aludimi është më shumë tek VETËVENDOSJA se sa te PDK-ja (e cila e gjendur ende në deliriumin e prijatarisē politike) ngase, ajo e ridëshmoj dhe e ridimensionoj kētē model të sjelljes, që në sociologjinë politike shihet dhe konsiderohet jo si përparësi por si dobësi (kështu ka gjasa që tē konsiderohet, sidomos në shoqëritë me traditë dhe përvojē të gjatë demokratike) politike. Arsyeja, është shumē e thjeshtë; Në politikën realiste, pastaj në pozicionimet blanko pro lidershipit global, e sidomos në shoqëritë, që s’kanë pas tradite demokratike, e as mundësi ndërtimi sovraniteti e pavarësie, sikurse jemi ne kosovarët, nëse, e tepron me “paradigmen e emocianalitetit”, gjasat për të mbetur pothuajse shumicën e kohës politike, në cilësinë dhe pozionin opozitarit janë reale!?

    3. E si dhe çfarë duhet të bëhet VV? Natyrisht, pa asnjë dilemë, njē këshilltarë i strategjisë sē komunikimit dhe një sish i komunikimit strategjik do përgjigjej; opozitë racionale! Por, racionaliteti këtu më shumē ka të bëjē me raportin që ky subjekt e “ndërtoj dhe konsumoj” si mandat bashkqeverisës me Ldk-n. Ku LDK-ja finoke e (Isa Mustafës) njohur me “kulturën e cinizmit” dhe me traditën e dredhive dhe oportunitetin politik që e trashëgoj padyshim nga grupet dhe klanet e shkollēs (së Kumrovcit!) komuniste, që u infiltruan qysh nga koha e inaugurimit të Ibrahim Rugovës, arriti ta fus VV në grackën e emocionalitetit sociopolitik, ku asaj iu amputuan ” thikat, hartat dhe gjaku”, që kinse po përgaditet jo në “shtëpinë e kuqe, e as ate të kaltërtë”, po pikërisht aty ky caktohen fatet e kombeve të vogēla, pra, nē Shtëpinë e Bardhë! S’këndejmi, Kosovës aktualisht i duhet një opozitë që di mundet dhe vepron nē mënyrë milimetrike racionalisht, e jo emocionalist!