14:21 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kosovë-Maqedoni, shtohen kapacitetet në pika kufitare

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe homologu i tij nga Maqedonia, ministri i Diasporës, Edmond Ademi, do të zyrtarizojnë nesër bashkëpunimin për shtimin e kapacitetit të punës në këto pika kufitare gjatë festave të fundvitit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Diasporës, ata do të takohen në pikën kufitare “Hani I Elezit”, në ora 12:30.