11:42 / E Martë, 29 Gusht 2023 / LB

Kosovën ta bëjmë atraktive, rinia shqiptare në diasporë ta vizitoj më shumë se dy tri herë në vit

Shkruan: Ilmi Mustafa

Numri i bashkatdhetarëve që e kanë vizituar sivjet Kosovën, ka qenë dukshëm më i madh se kurdo herë. Ekonomia e Kosovës ngritet shumë në dhe pas çdo sezone kur diaspora ndodhet atje.

Ne po angazhohemi maksimalisht që ta rrisim numrin e shqiptarëve nga disaspora që investojnë në Kosovë. Investimi në Kosovë e forcon lidhjen e të rinjëve shqiptar që kanë lindë e rritë në diasporë me Kosovën edhe më shumë sikurse ndikon në rënien e numrit të atyre që ikin nga Kosova.

Ne e kemi obligim me ia bë interesante Kosovën rinisë në diasporë në mënyrë që me pasë rritje të interesimit për ta vizituar atë më shumë se dy e tri herë në vit.