75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 06 Shtator 2024 / L K

KOSTT thellon bashkëpunimin me partnerët amerikanë

Në funksion të integrimit të mëtutjeshëm të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike KOSTT Sh.A, Agjensioni Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar USAID dhe TetraTech, zhvilluan një takim për të reflektuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe  hapat e ardhshëm për vazhdimin e avancimit të sektorit energjetik të Kosovës.

Në fokus të diskutimeve ishin sukseset e deritanishme të vitit fiskal si dhe planet për bashkëpunim për vitin e ardhshëm. Gjatë takimit, Kryeshefi Ekzekutiv, Evetar Zeqiri, theksoi se USAID ka pasur rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në hartimin e politikave të energjisë dhe formësmin e të gjithë sektorit, ‘’Vlerësoj lartë partneritetin të cilin e kemi ndërtuar ndër vite me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbështetja e vazhdueshme në procese të rëndësishme për KOSTT, mbetet e rëndësisë së veçantë për përparimin e sektorit’’, u shpreh Zeqiri.

Gjatë këtij takimi u nënvizuan disa nga aktivitetet kryesore të përbashkëta të zhvilluara me projektin ESA si

➡Rishikimi i Rregullave të reja të tregut dhe Dizajni i Tregut të miratuara gjatë vitit 2023

➡Përfundimi i Studimit të Integrimit të Sistemit Elektroenergjetik në Kosovë (SIS)

➡Raporti për themelimin e Agjentit të Administrimit të Njehsorëve (AAM) në KOSTT

➡Kodi i praktikës së OST për projektin e ruajtjes së baterisë

➡Programi i punës praktike New Energy

KOSTT falenderon të gjithë partnerët ndërkombëtarë dhe vendorë për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme. Së bashku do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme për sektorin e energjisë elektrike në Kosovë!