08:33 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kotzias: Shqiptarët zgjohen me muzikë greke, hanë sufllaqe dhe në fund na shajnë

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, ka bërë disa batuta pikante gjatë një prononcimi të shkurtër për televizionin “Star”.

Ai tha se ka një paradoks në raportin e shqiptarëve me grekët, të cilët zgjohen me muzikë greke, hanë sufllaqe greke dhe në fund të ditës flasin keq për ta.

“Jetojmë në paradoksin që zgjohemi në mëngjes me muzikë greke për të shkuar me energji në punë dhe më pas na shajnë. Pastaj dalin për kafe dhe hanë një sufllaqe greke dhe në fund të ditës përsëri flasin keq për ne. Ekziston një paradoks”, tha Kotzias.

Deklaratat e tij vijnë pak ditë pas takimit me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, gjatë Samitit të vendeve të Ballkanit në Selanik.