11:20 / E Martë, 13 Korrik 2021 / OSH

Koulibaly e Varane drejt Premierligës Angleze

Dy prej mbrojtësve më të mirë në botë, Kalidou Koulibaly e Raphael Varane pritet ta vazhdojnë karrierën në Premierligën Angleze.

Mbrojtësi i Napolit, Koulibaly është në bisedime me Evertonin. Rafa Benitez e ka top prioritet blerjen e mbrojtësit afrikan dhe për këtë ka një pajtim në pronarët e skuadrës. 40 milionë euro pritet t’i kushtojë Evertonit blerja e Koulibalyt.

Varane poashtu pritet të vazhdojë karrierën në futbollin anglez. Mbrojtësi i Real Madridit ka një marrëveshje me Manchester Unitedin.

Francezi është i vendosur të largohet nga Reali, ndërsa mes skuadrave po diskutohet çmimi i shitjes së tij./Indeksonline/