18:53 / E Shtunë, 21 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kovaç debuton me fitore, Bayern mposht PSG-në [Video]

Bayerni i Mynihut fiton me përbysje 3-1 ndaj PSG në sfidën e dytë të International Champions Cup, që u zhvillua në Klagenfurt të Austrisë. Pas fitores minimale të Dortmundit ndaj Manchester City-t, kampionët në fuqi të Bundesligës janë skuadra e dytë gjermane që e nis me këmbën e mbarë këtë turne.

Trajneri i parizienëve, Thomas Tuchel, aktivizoi titullar portierin Buffon, madje në pjesën e parë goli i vetëm u realizua nga kampionët e Francës me autor Timothy Weah, djali i legjendës George Ueah, në minutën e 31-të.

Bayerni reagoi në pjesën e dytë fillimisht me Javi Martinez në të 60-ën, ndërsa në të 68-tën, vetëm 2 minuta pasi Buffon u zëvendësua, parizienët pësuan edhe të dytin nga Sanches. Golin e tretë dhe të fundit për bavarezët, që drejtohen nga Niko Kovac e shënoi Zirkzee në të 78-ën.