13:10 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Kovacic drejt Premierligës, afër huazimit te skuadra që lufton për titull

Mateo Kovacic po i numëron orët e fundit te Real Madridi. Mesfushori kroat ua ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se nuk dëshiron të jetë pjesë e Realit këtë edicion.

Për këtë, Kovacic ka patur bisedime të avansuara me Chelsean.

Raportohet se 24 vjeçari ka arritur marrëveshje për huazim te skuadra londineze, me të drejta të blerjes së kartonit të tij në fund të vitit.

Madje, mediat spanjolle shkruajn se Kovacic ka refuzuar të paraqitet në stërvitjet e Realit duke kërkuar largim të menjëhershëm./Indeksonline/