11:01 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kovacic vendos, e do largimin nga Reali!

Mateo Kovacic nuk ka ndryshuar mendje. Të premten që shkoi, kroati ka folur me trajnerin e ri, Julen Lopetegui në qendrën stërvitore të Valdebebas, shkruan IndeksOnline.

Kroati edhe njëherë tjetër ka shpreh dëshirën ta lë klubin e Real Madridit, ashtu sic kishte thënë në një intervistë për “Marca” më 23 qershor.

Edhe sot, gazeta spanjolle e cila qëndron afër klubit madrilen, thotë se Kovacic pritet të largohet nga “Santiago” gjatë këtij afati kalimtar.

Klubet që janë të interesuar për futbollistin, janë; Manchester City, Bayern Munchen, Juventus, Manchester United dhe Liverpool.

Kostoja e tij është rreth 50 milionë euro./IndeksOnline/