14:37 / E Mërkurë, 08 Shkurt 2023 / C E

Kozniku për Bllazheviqin: Shefi im, faleminderit për gjithçka

Ardian Kozniku e ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen e legjendës kroate, Qiro Bllazheviq.

Ish-futbollisti i njohur kosovar kishte punuar me selektorin e dikurshëm të Kroacisë, me të cilin e kishin fituar medaljen e bronztë në Botërorin 1998.

E Kozniku ka kujtime shumë të mira me Bllazheviqin, i cili ndërroi jetë sot në mëngjes, një ditë pa i mbushur 88 vjet.

Trajneri kosovar e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit e ka kujtuar ish-trajnerin legjendar të Prishtinës.

“Shefi im, faleminderit për gjithçka. Pusho në paqen e Zotit”, ka shkruar Kozniku.