16:44 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

KQZ-ja aprovon 56 mijë e 610 votues nga diaspora

Nga procesi i verifikimit të pakove me fletëvotime nga jashtë Kosovës deri dje në ora 17:00 numri i votuesve të verifikuar është 79 mijë e 201 votues nga ta janë aprovuar 56 mijë e 610 votues.

Numri total i pakove të hapura është 43 mijë e 63 pako.

Ndërkaq 22 mijë e 591 votues janë refuzuar pasi nuk kanë kaluar procesin e verifikimit nga ana e KQZ’së.

Në anën tjetër disa votues nga diaspora, duket se nuk i kanë respektuar rregullat që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte vendosur, për votat nga jashtë vendit. Aty thuhej se në një pako mund të dërgohen votat e rrethit të ngushtë familjar.